Një stuhi është gati të godasë botën e arbitrimit

Futboll

Një stuhi është gati të godasë botën e arbitrimit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:12
Një stuhi është gati të godasë botën e arbitrimit

Një stuhi është gati të godasë botën e arbitrimit në Itali, pas ankesës së paraqitur në Prokurorinë e Romës nga Daniele Minelli dhe Niccolo Baroni, dy ish pjesëtarë të Shoqatës Italiane të Arbitrave (AIA).

Në dokumentin me 7 faqe thuhet se është bërë një rivlerësim për të rritur performancën dhe për të promovuar ngjitjen në Serinë A të disa arbitrave, teksa gjithçka është e dokumentuar edhe nëpërmjet fotografimit të disa bisedave në një grup privat.

Në këtë bisedë private të disa anëtarëve të Komisionit të Arbitrave kuptohet qartë politika për të favorizuar disa arbitra që duhej të largoheshin për performancë të dobët dhe në të njëjtën kohë janë shkarkuar arbitra të tjerë që nuk rrezikonin.

Deri vitin e kaluar Minelli e Baroni ishin në grupin e arbitrave të Serisë B, por u përjashtuan nga Komiteti i AIA-s për arsye teknike, ndërsa emra të tjerë si Eugenio Abbattista e Ivan Robilotta, të cilët ishin të fundit në vlerësimin teknik, mbetën sërish pjesë e arbitrimit.

Në fotografitë nga biseda private q kanë paraqitur dy arbitrat, shihet se si Morganti, pjesë e Komisionit të vlerësimit thotë se emra si Abbatista, Fourneau e Sacchi duhet të vlerësohen me 8.7 për t’u promovuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat