Prishtina lider i ri në Superligën e Kosovës 

Futboll

Prishtina lider i ri në Superligën e Kosovës 

Më: 2 maj 2021 Në ora: 16:55
Prishtina lider i ri në Superligën e Kosovës 

Prishtina është lider i ri në elitën e futbollit të Kosovës. Prishtinasit si mysafirë shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Llapit nga Podujeva, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, padyshim se është i lumtur, për faktin se arriti në kreun e tabelës, që për shumëkënd është e pabesueshme, kur kihet parasysh se sa larg ishin me pikë në përfundim të vjeshtës, - 15 pikë nga kreu.

Për Prishtinën shënuan Mankenda (15’), Bekteshi (40’), John (63’) dhe për Llapin Aliu (18’).

Prishtina kryeson me 69 pikë, ka një më shumë se Drita dhe dy se Ballkani, ndërsa Llapi renditet në pozitën e pestë me 39 sosh.

Superliga e Kosovës
Drenica-Ballkani 2:1
Llapi-Prishtina    1:3
Drita-Feronikeli 3:1
Arbëria-Gjilani 3:4 
Besa-Trepça '89 1:1

Tabela
1. Prishtina    32    21    6    5    56:20    69
2. Drita    32    20    8    4    52:26    68
3. Ballkani    32    21    4    7    67:34    67
4. Gjilani    32    12    11    9    34:32    47
5. Llapi    32    12    3    17    43:48    39    
6. Drenica    32    9    11    12    28:40    38
7. Trepça ’89    32    10    6    16    31:45    36
8. Feronikeli    32    8    11    13    36:32    35
9. Arbëria    32    9    6    7    35:51    33
10. Besa    32    2    6    24    25:79    12
Në javën e ardhshme do të takohen: Besa-Prishtina. Feronikeli - Trepça '89, Gjilani-Drita, Drenica-Llapi dhe Ballkani - Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat