Neymar paralajmëron Manchester Cityn

Futboll

Neymar paralajmëron Manchester Cityn

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:24
Neymar paralajmëron Manchester Cityn

Për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, Neymar ka premtuar se do jep maksimumin e tij.

Manchester City shënoi fitore 1-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Paris.

Në prag të ndeshjes së kthimit, Neymar ka folur për mediet franceze.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë tani është të pushojmë dhe pastaj të fokusohemi me të vërtetë në Ligën e Kampionëve” – tha braziliani pas fitores ndaj Lens në Ligue 1.

“Ne patëm një ndeshje të parë shumë të vështirë kundër Manchester Cityt, por duhet ta besojmë pavarësisht se çfarë thonë statistikat ose shanset tonë të përqindjes për të fituar. Unë mendoj se çdo parisien duhet të besojë te ne. Unë jam në vijën e parë, dhe unë do të jem luftëtari i parë që shkon në betejë për ekipin.

Do të jap më të mirën nga vetja dhe do të bëj gjithçka për ta rikthyer këtë pa marrë parasysh çfarë do qoftë, edhe nëse duhet të vdes në fushë” – deklaroi Neymar.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale ose e kthimit mes Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit zhvillohet më 4 maj në “Etihad Stadium".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat