Cikalleshi shndërrohet në “përbindësh”, tre gola dhe një asistim

Futboll

Cikalleshi shndërrohet në “përbindësh”, tre gola dhe një asistim

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:42
Cikalleshi shndërrohet në “përbindësh”, tre gola dhe një asistim

Sokol Cikalleshi është “shndërruar” në “përbindëshin” e Koniasporit që është i aftë “të përpijë” kundërshtarin.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në përballjen ndaj Karagumuk në fitoren e arritur në shifrat 5:1, duke shënuar tre gola dhe dhuruar një asist.

Por fatkeqësisht një prej golave të Cikalleshit do të anulohej me VAR.

Bëhet fjalë për realizimin e parë të takimit teksa arbitrat do ta anulonin realizimin e sulmuesit pasi e panë rastin me VAR.

Por pavarësisht këtij momenti Cikalleshi do të realizonte dy gola të tjerë dhe njëkohësisht dhuroi asist për lojtarin tjetër shqiptar te Koniaspori, Zymer Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat