Imeri asiston për fitoren e Servettes kundër kampionit të ri të Zvicrës

Futboll

Imeri asiston për fitoren e Servettes kundër kampionit të ri të Zvicrës

Nga: K.G. Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:00
Pamje nga ndeshja

Futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri, asistoi për fitoren e Servettes me rezultat 2:1 ndaj kampionit të zviceran, Young Boys. 

Imeri u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, tregoi angazhim të madh dhe ishte protagonist i golit të parë, kur asistoi për Fofanën në minutën e 76-të.  Imeri u zëvendësua në minutën e 88-të, shkaku i një lëndimit.

Në minutën e 90+2, Ondoua dështoi nga penalltia për të thelluar fitoren.

Për Servetten shënuan Fofana (76'), Kone (82') dhe për Young Boys Ngameleu (90+1'). 

Pas javës së 32-të në elitën e futbollit zviceran, Young Boys është i pari me 72 pikë dhe Servette në vend të tretë me 47 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat