Nuk përmbahen tifozët zikaltër, festojnë titullin

Futboll

Nuk përmbahen tifozët zikaltër, festojnë titullin

Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:04
Nuk përmbahen tifozët zikaltër, festojnë titullin

Interi u shpall matematikisht kampion e Serisë A ditën e sotme, teksa ky është triumfi i 19-të në histori për klubin zikaltër.

Në Itali tifozët e Interit e kanë pritur me mjaft gëzim këtë triumf teksa kanë dalë ne vendin simbol të ekipit ‘Piazza Dumo’ duke festuar shpalljen si kampionë të Italisë.

Në video shikohet numri i madh i njerëzve të pranishëm të cilët në duar mbajnë flamuj dhe flakadanë.

Ndërkohë nuk mungojnë dhe makinat e shumta të cilat janë nisur drejt festës së madhe të tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat