Mbrëmje e keqe për Romën! Dzeko dështon nga penalltia 

Futboll

Mbrëmje e keqe për Romën! Dzeko dështon nga penalltia 

Nga: K.Goca Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:36
Mbrëmje e keqe për Romën! Dzeko dështon nga penalltia 

Roma dëshpëron keq në Genoa, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Sampdoria. 

Romakët pritej të paktën të dalin me rezultat pozitiv, por si duket humbja me 6:2 nga Manchester Utd në Europa League, ka ndikuar shumë dhe ende nuk po këndellen. 

Golat i shënuan Ad. Silva (45') e Jankto (66').

Roma renditet në vend të shtatë me 55 pikë dhe Sampdoria në të nëntin me 45 sosh pas 34 jave në Serie A. 

Duhet theksuar, në minutën e 72-të futbollisti Edin Dezko nuk shënoi nga penalltia, për të ngushtuar humbjen e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat