Refuzon t’iu kërkojë falje tifozëve...

Futboll

Refuzon t’iu kërkojë falje tifozëve...

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:21
Refuzon t’iu kërkojë falje tifozëve...

Një anëtar i familjes amerikane, e cila e ka në pronësi Manchester Unitedin, nuk ka dashur t’iu kërkojë falje tifozëve për qëllimin e tmerrshëm për t’iu bashkuar Superligës Evropiane.

Gazetarja e Sky Sports, Sally Lockwood, u zatet me Avram Glazerin në Florida dhe i dha mundësi atij t’iu drejtohet tifozëve të Unitedit, duke thënë: “kjo është një mundësi për ju, mbase të kërkoni falje?

Glazer u pyet nëse tashmë është koha që familja e tij ta shesë klubin, dhe nëse tifozët e Unitedit janë thjesht konsumatorë për të.

Ai u pyet edhe nëse kishte ndonjë gjë për t’iu thënë përkrahësve të klubit të tij.

Por, vazhdimisht heshti dhe u fut në makinë dhe u largua pa thënë gjë.

Qindra tifozë të Unitedit protestuan para dhe brenda stadiumit Olf Trafford të dielën, duke kërkuar që gamilja Glazers të largohet nga klubi.

Shumë tifozët të Unitedit ndihen ende të inatosur dhe të mllefosur me rolin e klubit si njëri prej themeluesve të projektit të propozuar për një Superligë Evropiane.

Pronari i Unitedit, Joel Glazer, i cili ishte emëruar zëvendëspresident i Superligës kur u njoftua krijimi i kësaj lige tashmë të dështuar, kërkoi falje në një letër të hapur drejtuar të gjithë tifozëve të klubit.

Unitedi ishte në mesin e nëntë klubeve që u tërhoqën nga Superliga pas vetëm 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat