Një vendim kurajoz i “principatës”

Futboll

Një vendim kurajoz i “principatës”

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:36
Një vendim kurajoz i “principatës”

Tashmë është zyrtare. Gara e Çmimit të Madh të Monaco në Formula 1, që zhvillohet në Monte Carlo, do të jetë e hapur për publikun edhe pse numri i tifozëve do të jetë i limituar. Organizatorët e kësaj gare, që zhvillohet më 23 Maj, kanë vendosur që të pranishëm të jenë rreth 7500 tifozë.

 Të gjithë ata që do të blejnë një biletë duhet t’i nënshtrohen testit anti-Covid dhe të dalin rezultojnë negativë.

Pra, është një kusht i domosdoshëm që aplikohet për herë të parë në Formula 1.

Një vendim kurajoz ky i “principatës”, duke qenë se në Francë do të lejohet hapja graduale nga 9 Maji, me një limit prej 1000 tifozësh në të gjitha eventet sportive.

Gjithsesi, kjo mbetet gara e parë e këtij viti në Formula 1 që ka kaq shumë tifozë. Ky numër pritet të jetë më i madh, duke qenë se mjaft persona e ndjekin këtë garë nga ballkonet e shtëpive të tyre, pasi është një garë qytetase. Edhe në fundjavë do të ketë tifozë në garën e Spanjës, por vetëm 1000 dhe ata të përzgjedhur me short.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat