​Mourinho do të bëjë një punë të mirë te Roma

Futboll

​Mourinho do të bëjë një punë të mirë te Roma

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:16
Jose Mourinho

Jose Mourinho është përkrahur nga Fonseca që do të bëjë një punë të mirë tek Roma, ku portugezi do ta zëvendësoj trajnerin e tanishëm të romakëve nga fillimi i sezonit 2021/22.

Skuadra e Romës të mërkurën e konfirmoi që Fonseca do të largohet nga roli i tij si trajner kur të përfundoj sezoni i tanishëm, dhe zëvendësimi i tij do të jetë Mourinho.

Fonseca pret që zëvendësuesi i tij do të bëjë një punë të mirë gjatë qëndrimit të tij tek kryeqyteti i Italisë.

“Ai është një trajner i madh, të gjithë e dimë atë gjë. Unë mendoj që do të bëjë një punë të shkëlqyer”, tha Fonseca në një konferencë për media para ndeshjes kundër Manchester United nesër në kuadër të Ligës së Evropës.

Në fund ai u pyet nëse vendimi që të largohet nga posti i trajnerit ishte i përbashkët me bordin e Romës, Fonseca u përgjigj:

“Nëse flas sinqerisht, e kam menduar që është koha që të largohem nga Roma. Nuk është një nga testet më të vështira të karrierës sime, e jetoj këtë moment me normalitet, si një profesionistë i fokusuar në punën time deri në ditën e fundit”, tha trajneri portugez.

Fonseca sezonin e kaluar 2019/20 e dërgoi Romën në vendin e pestë, por këtë sezon zë vendin e shtatë në Serie A, 14 pikë larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat