Otto John paralajmëron kundërshtarët: Jam i etur për të shënuar

Futboll

Otto John paralajmëron kundërshtarët: Jam i etur për të shënuar

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:00
Otto John

Sulmuesi nga Nigeria ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit duke arritur nē shifrën prej 10 golave sezonal duke u ngjitur në krye të golashënuesve të Prishtinës.

Otto John ishte njëri nga protagonistët kryesor në fitoren e Prishtinës ndaj Besës së Pejës.

Lojtari së fundmi ka deklaruar se është shumë i etur për të shënuar gola dhe i premton skuadrës nga kryeqyteti se do ta ndihmojë në garën për titull.

“Do të provoj të jap më të mirën dhe t’i ndihmojë skuadrës sa më shumë që është e mundur në këto ndeshje të mbetura”, tha ai në llogarinë zyrtare të Prishtinës.

Tutje ai komentoi edhe ngritjen në kreun e tabelës: “Patjetër që është ndjenjë e mirë të gjendemi në krye të tabelës, shokët e skuadrës kanë pasur sezon brilant dhe besoj se do të mbajmë së bashku këtë formë të lartë për të arritur qëllimin që kemi para vetes”, përfundoi ai.

Ndeshja e ardhshme e Prishtinës do të jetë ndaj Feronikeli më 9 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat