Dështimi 366 milionë eurosh i PSG-së

Futboll

Dështimi 366 milionë eurosh i PSG-së

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:56
Dështimi 366 milionë eurosh i PSG-së

Nejmar ka përfunduar në shënjestrën e shtypit francez për shkak të ndeshjes së dobët që bëri ndaj Sitit në “Etihad”, i cili i kushtoi eliminimin PSG-së nga Champions-i.

Në Paris erdhi për të fituar Ligën e Kampioneve dhe “Topin e Artë”, që e ngriti te Barcelona në 2015-ën. Por, që kur PSG-ja e bëri transferimin më të shtrenjtë të historisë së futbollit në 2017-ën (222 milionë euro), braziliani ka fituar vetëm trofetë në Francë.

Duke i shtuar edhe rrogën e këtyre katër viteve (36 milionë euro neto në sezon, që për katër vite bëjnë 144), shpenzimi i sheikëve arrin në shifrën shokuese 366 milionë euro, të paktën deri tani.

“O Ney” ka fituar në Paris 3 tituj kampion, 2 Kupa Lige dhe po kaq Kupa France, përveç edhe 3 Superkupave. Në Europë titujt janë zero. “Egocentrik, katastrofik, i padurueshëm”, ishte gjykimi i pamëshirshëm i “France Football” për paraqitjen e tij të martën. Por, tani çfarë ndodh? Kontrata e tij skadon pas një viti, në qershor 2022.

Në Francë betohen se kontrata e re është në sirtarin e presidentit Naser AlKhelaifi, por në Spanjë bëhen gjithnjë e më këmbëngulës zërat për një rikthim të tij në Barcelonë. Dhe i pari që do ta donte në “Camp Nou”, është kapiteni Lionel Mesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat