Rrugët e Juventusit dhe Alegrit do të kryqëzohen përsëri

Futboll

Rrugët e Juventusit dhe Alegrit do të kryqëzohen përsëri

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:58
Rrugët e Juventusit dhe Alegrit do të kryqëzohen përsëri

Rrugët e Juventusit dhe Masimilano Alegrit do të kryqëzohen përsëri gjatë kësaj vere. Klubi bardhezi është gati t’i japë lamtumirën Andrea Pirlos, i cili rrezikon të mos konfirmohet edhe në eventualitetin që fiton Kupën e Italisë dhe siguron Ligën e Kampioneve.

Skuadra nuk është ngjitur në nivelet e kërkuara si në lojë, ashtu edhe në rezultate, ndaj te Juventusi po studiojnë kthimin e atij që është më rezultativi i dekadës së fundit, Masimiliano Alegrit.

Ky i fundit ishte një nga opsionet e Romës, para se kjo e fundit të zgjidhte Murinjon, si dhe mbetet në radarët e Real Madrid në rast largimi të Zidan.

Por “La Gazetta Dello Sport” insiston se Allegri është gati të kthehet edhe nëse skuadra nuk do të jetë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Me detyrat e reja që pritet t’i besohen në klubin bardhezi, ai do të kishte fuqi të plotë edhe mbi merkaton, ndaj kjo do të ishte një mundësi e mirë për të ndërtuar një skuadër sie do ai, e jo si ia impononte klubi.

Gjërat do të jenë më të qarta që në dy javët e ardhshme, ku Juventusi do të mësojë nëse është në Ligën e Kampioneve apo jo pas përplasjeve direkte që ka me skuadrat kryesore dhe rikthimi i Alegrit mund të fillojë që aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat