Tuchel: Nuk është një revansh

Futboll

Tuchel: Nuk është një revansh

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:33
Tuchel: Nuk është një revansh

Do të jetë finalja e tretë e Ligës së Kampionëve në histori për Chelsea. Të gjitha finalet u siguruan me trajnerë zëvendësues gjatë sezonit. Në vitin 2008 ishte radha e Grant për t’i udhëhequr Blutë në aktin e fundit të Champions-it, ndërsa më 2012, Di Matteo madje arriti ta fitonte “kupën veshëgjatë” kundër Bayern Munich. Tani, kopertina është e gjitha për Thomas Tuchel.

Mbërritja e tij në Londër, disa javë pasi u shkarkua nga PSG, ishte tejet efikase. Trajneri gjerman menjëherë përcolli besimin e tij në skuadrën londineze. Midis pikave kryesore gjejmë qëndrueshmërinë e mbrojtjes, të vërtetuar nga vetëm 10 gola të pësuar në 24 ndeshje.

32 gola të shënuar, duke demonstruar cinizmin e fituar e Chelsea nga janari e tutje, pika e kthesës së sezonit. Nga ai moment, historia blu ka marrë një kthesë të ndryshme në sajë të Tuchel, arkitekt i ngritjes së ekipit në Premier League (ku aktualisht zë vendin e katërt), rruga e mirë e ofruar në Europë dhe në “FA Cup”, ku do të luajë finalen kundër Leicester.

Një demonstrim i forcës absolute, dëshmuar nga sukseset luksoze të arritura në vetëm pesë muaj. Midis “viktimave” të shkëlqyera të Tuchel janë emra elitarë të trajningut botëror si Zidane, Guardiola, Simeone, Ancelotti, Klopp dhe Mourinho. Të gjithë të mundur nga trajneri gjerman, pavarësisht nga “detajet” e punësimit te londinezët në mes të sezonit dhe jo verën e kaluar.

Ndoshta tani PSG do të jetë penduar, i eleminuar për ironi në gjysmëfinale nga Manchester City. Tuchel, megjithatë, preferon të mos flasë për hakmarrje ndaj ish-klubit të tij, duke u përqendruar më shumë në anën pozitive të përvojës në Londër:

“Nuk është një revansh, unë jam mirënjohës për të gjitha këto përvoja që më kanë lejuar të trajnoj skuadra të shkëlqyera si PSG dhe Chelsea. Ky është një klub fitues, unë jam i kënaqur që kam arritur në finale”.

Edhe pse akti i fundit i Stambollit ende nuk është luajtur, Tuchel ka hyrë në histori tashmë nga dera e përparme. Ai është në fakt trajneri i parë që arrin dy finale të Ligës së Kampionëve radhazi, në krye të dy ekipeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat