Fillon ndeshja, Arsenali kërkon “remontadan” kundër Villarrealit

Futboll

Fillon ndeshja, Arsenali kërkon “remontadan” kundër Villarrealit

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:11
Arsenal, Villarreal

“Topçinjtë” gjenden në disavantazh nga ndeshja e parë kundër skuadrës spanjolle.

Ka filluar ndeshja e kthimit mes Arsenalit dhe Villarrealit, e vlefshme kjo për fazën e gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Skuadra londineze do të kërkoj që ta përmbys deficitin prej një goli kundër Villarrealit, ku ky i fundit siguroi fitore në ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 2:1.

Nëse “Topçinjtë” sigurojnë fitore pa pësuar gol, do të kualifikoheshin në finale të Ligës së Evropës, që do të zhvillohet në Gdansk të Polonisë me datën 26 maj.

Rezultati i ndeshjes së parë:

Villarreal 2 – 1 Arsenal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat