Udinese sqaron udhëtimin e De Paul në Milano

Futboll

Udinese sqaron udhëtimin e De Paul në Milano

Më: 7 maj 2021 Në ora: 00:19
Rodrigo de Paul

Udinese ka sqaruar se Rodrigo de Paul nuk është duke u shitur tek Milani apo Interi.

De Paul u pa të frekuentonte një restorant në Milano ku sipas “Calciomercato” i përket Javier Zanettit.

De Paul po lidhet ngushtë me skuadrat e Milanos, ku çmimi i tij thuhet të jetë rreth 30-35 milionë euro.

Por, lajmet për një arritje të një marrëveshje për transferim, i ka përgënjeshtruar skuadra e Udineses.

Udinese deklaroi përmes një komunikate zyrtare që De Paul ishte në udhëtim në Konsulatën argjentinase në Milano dhe ishte nën patronazhin zyrtarëve të klubit.

Sipas Udineses, De Paul ishte për arsye burokratike që lidhen me dokumentacion dhe nuk ka të bëjë me ndonjë transferim apo ndonjë gjë e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat