Hainer: Nuk do të bëjmë blerje të kushtueshme

Futboll

Hainer: Nuk do të bëjmë blerje të kushtueshme

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:51
Hainer: Nuk do të bëjmë blerje të kushtueshme

Bayerni do të mbyllë me triumf kampionatin duke koleksionuar titullin e 9-të radhazi.

Presidenti i “bavarezëve”, Herbert Hainer, përjashton se klubi i tij do të bëjë investime të mëdha në verë.

“Nuk do të bëjmë blerje të kushtueshme. Kemi një skuadër me futbollistë të rinj dhe shumë të fortë, me një potencial të madh. Në këtë pikë, nuk jam i shqetësuar”, ka thënë Hainer për “Bild”.

Të shtunën “bavarezët” do të presin Borussia Moenchengladbach, në një nga ndeshjet e fundit nën drejtimin e Hansi Flick, teksa ky i fundit pritet t’ia lërë rolin e tij Julian Nagelsmann, i cili do ju kushtojë 25 milionë euro.

Hainer ka zbuluar se financat e klubit janë goditur nga mungesa e tifozëve për shkak të pandemisë, me 150 milionë euro më pak deri në mars të vitit 2020.

Përveç Nagelsmann, Bayerni ka siguruar zyrtarisht edhe mbrojtësin francez të Leipzig, Dayot Upamecano për 42,5 milionë euro. Nga skuadra “bavareze” pritet të largohen David Alaba, Jerome Boateng dhe Javi Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat