“Finale” para finales së madhe në Ligën e Kampionëve, Chelsea dhe Manchester City përballen sot në Premier League

Futboll

“Finale” para finales së madhe në Ligën e Kampionëve, Chelsea dhe Manchester City përballen sot në Premier League

Më: 8 maj 2021 Në ora: 10:13
Chelsea dhe Manchester City

Premier League vjen sot me disa ndeshje interesante.

Megjithatë, vëmendja e të gjithëve pritet të jetë në kryendeshjen që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, atje ku dy finalistët e Ligës së Kampionëve, Manchester City e Chelsea do të përballen mes tyre.

Ndeshja e sotme zhvillohet saktësisht tre javë para finales së Ligës së Kampionëve në Stamboll më 29 maj, por gjithashtu më pak se një muaj pasi Chelsea mposhti Cityn në Wembley për të kaluar në finalen e Kupës FA.

Manchester City është në pozitën e parë dhe tashmë pothuajse e ka siguruar titullin kampion në Angli, kurse Chelsea lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Këto janë formacionet e mundshme.

Man City: Ederson; Cancelo, Diaz, Laporte, Mendy; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Sterling, Foden, Mahrez

Chelsea: Mendy; James, Azpilicueta, Silva, Zouma, Alonso; Jorginho, Kante; Pulisic, Havertz, Ziyech

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat