Neymar: Për katër vjet kam ndryshuar shumë

Futboll

Neymar: Për katër vjet kam ndryshuar shumë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:59
Neymar: Për katër vjet kam ndryshuar shumë

Neymar ka rinovuar kontratën me Paris Saint-Germain që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2025.

Pas rinovimit të kontratës, Neymar është shprehur se është shumë i lumtur të jetë pjesë e këtij klubi.

“Jam shumë i lumtur në Paris. Është një nder i vërtetë të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjëra që më bëjnë të besoj edhe më shumë në këtë projekt të shkëlqyeshëm”.

“Për katër vjet kam ndryshuar shumë, kam mësuar shumë. Kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Ne patëm disa momente të trishtueshme, por evolucioni brenda klubit ka qenë i shkëlqyeshëm. Jam i lumtur, jam krenar që jam pjesë e historisë së PSG-së”, tha tutje.

Për fund ai tha disa fjalë për pandeminë, duke shpresuar që ajo të marrë fund së shpejti.

“Shpresoj që pandemia të marrë fund së shpejti, që tifozët të kthehen në stadium për të na mbështetur dhe për të na inkurajuar edhe më shumë”.

PSG është në luftë me Lillen për titullin e Ligue 1 këtë sezon dhe për momentin është mbrapa me pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat