Malisheva shumë afër elitës, fiton edhe Dukagjini

Futboll

Malisheva shumë afër elitës, fiton edhe Dukagjini

Nga: K.G. Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:06
Malisheva shumë afër elitës, fiton edhe Dukagjini

Malisheva me një këmbë është në elitën e futbollit të Kosovës. 

KF Malisheva si vendas ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Trepçës nga Mitrovica, në takimin e javës së 26-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A. 

Duhet veçuar eurogolin e Leon Sekiraqës në fund të pjesës së parë kur ngriti epërsinë në 3:0 të Malishevës. 

Dukagjini në vatër të vet e mundi me 4:1 Drenasin. Malisheva kryeson me 57 pikë, duke lënë pas Dukagjinin me 55 sosh.

Trepça zë vendin e pestë me 33 pikë dhe Drenasi është i nënti me 22 sosh.

Rezultatet, grupi A
Liria-Vëllaznimi    1:2
Malisheva-Trepça  4:2
Dukagjini Drenasi     4:1
Istogu-Vushtrria      2:0
A@N-Onix       1:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat