Shehi: Ne kemi objektiv Europën

Futboll

Shehi: Ne kemi objektiv Europën

Më: 8 maj 2021 Në ora: 18:57
Shehi: Ne kemi objektiv Europën

Pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim:

“Nuk është se ne jemi anti-Fair Play ne kemi një gjë të tillë, unë atë moment nuk e kam parë. Asnjë nga lojtarët nuk e kishin mendjen, ato e kishin mendjen të shtynin nga krahët. Ne jemi më Fair Play se duhet.

Është një javë e rëndësishme për ne, edhe derbi edhe ndaj Kastriotit. Sot e arritëm tani shpresojmë të kemi edhe ndeshjen derbi. Duhet të fokusohemi tek e ardhmja dhe jo tek e shkuara.

Kjo ndeshje ndaj Partizanit është e rëndësishme ne kemi afër Laçin dhe Vllazninë, skuadrat afër nesh kanë objektiv Europën dhe ne të njëjtën kemi më pas nëse distanca ngushtohet ne do të luajmë gjithçka për gjithçka.

Unë sjam marrë kurrë as me kundërshtrarët as tek arbitrat, unë i kam dhënë dorën drejtuesve të Kastriotit dhe Ndreut sepse futbolli është Fair Play".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat