Sterling për ndërhyrjen e Zoumas: Ishte penalti

Futboll

Sterling për ndërhyrjen e Zoumas: Ishte penalti

Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:57
Raheem Sterling

Raheem Sterling ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Chelseat se atij iu mohua një penalti.

Sterling pati një rast të mirë në një kundërsulm ku pas një depërtimi nga ana e djathtë, aty afër erdhi Kurt Zouma i cili me një ndërhyrje dërgoi topin jashtë.

Sterling u ankua tek gjyqtarët për penalti, por siç potencoi anglezi, gjyqtari kishte menduar ndryshe.

“Gjyqtari tha se ishte rishikuar, por unë ende mendoj se në fund të ditës, ajo ishte një penalti”, tha Sterling.

“Unë mendoja që VAR-i është këtu për të na ndihmuar në këto raste, por unë fola me gjyqtarin dhe ai tha se e kanë shikuar rastin dhe nuk është penalti”, përfundoi Raheem Sterling.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat