Taipi: Skënderbeu ka bërë historinë

Futboll

Taipi: Skënderbeu ka bërë historinë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:23
Taipi: Skënderbeu ka bërë historinë

Shqiprim Taipi ishte ai i cili nisi atë harkim që më pas solli golin e barazimit ndaj Partizanit. Një gol me vlerë në një ndeshje të vuajtur, por që sipas tij nuk ishte për t’u çuditur, pasi duheshin pikë e jo lojë. Në “SuperSport’ ai deklaroi pas sfidës se kishte besim se ekipi do të mbijetonte në elitë.

“Skënderbeut në këto momente nuk i duhet ndeshje e mirë, i duhen pikët dhe të ecim përpara.

Mund të them që në fillim fare kisha edhe unë një ndjenjë se nuk ishim në pozita të mira. Por pastaj mund të them se me Memellin u bëmë bashkë dhe ja ku jemi.

E ardhmja? Të shohim në verë, mbaron kontrata dhe të shohim.

Kjo ndeshje kishte volum, luanim me Partizanin e vendit të parë dhe duhej të tregoheshim më cinikë.

Mund të them se profesor Memelli na motivon dhe pastaj më të vjetrit, i motivojmë të tjerët se duhet të jenë të bindur se Skënderbeu ka bërë historinë dhe duhet të dinë që Skënderbeu nuk duhet të bjerë nga kategoria. Në fillim ka qenë e vështirë, por trajneri na ka motivuar dhe besoj pikë së pari prej vetes, të gjithë kanë shumë besim se mund të shpëtojmë nëse do të vazhdojmë të luajmë kështu”, tha Taipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat