E ardhmja e Vedat Muriqit larg Italisë!

Futboll

E ardhmja e Vedat Muriqit larg Italisë!

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:38
Vedat Muriqi

Klubi turk synon ta rikthejë gjatë verës sulmuesin shqiptar, i cili s’e ka gjetur veten tek Lazio. Interesim për 27 vjeçarin ka shfaqur edhe klubi tjetër nga Stambolli, Besiktas.

E ardhmja e Vedat Muriqit pritet të jetë larg Italisë.

Në fakt, sulmuesi kosovar nuk e ka gjetur veten si duhet në Lazio dhe pas disa javësh mund të largohet prej aty.

27 vjeçari i ka zhvilluar 29 ndeshje në fanellën Bardhekaltër deri tash këtë sezon.

Në shumicën prej tyre, ai është futur në lojë nga bankina.

Ndërkohë, prizrenasi i ka realizuar 2 gola dhe e ka dhuruar edhe një asistim.

Pa dyshim, këto statistika janë të varfra dhe të pamjaftueshme.

Andaj, mediat turke raportojnë se ish-futbollisti i Rizesporit mund të rikthehet në Superligën turke gjatë verës.

Ish-klubi i tij, Fenerbahçe po planifikon ta huazojë për një vit futbollistin shtatlartë.

Muriqi kishte shkëlqyer në Stamboll dhe ai mund të rikthejë formën e dikurshme pikërisht tek Feneri.

Lazio i ka paguar 12 milionë euro deri tash për Muriqin, të cilin e ka blerë për 18 milionë.

Por, Vedati nuk është në planet e drejtuesve të klubit italian.

Krahas Fenerbahçes, interesim për Muriqin ka shfaqur edhe klubi tjetër turk, Besiktas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat