S’ndalet Mourinho, kontakton Renato Sanchesin

Futboll

S’ndalet Mourinho, kontakton Renato Sanchesin

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:43
Jose Mourinho

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho pritet të bëjë revolucionin në skuadër në mënyrë që të garojnë për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Mourinho befasoi të gjithë kur u punësua si trajner i Romës, derisa tani ka nisur planet për afatin e ardhshëm veror dhe ka filluar të kontaktojë lojtarët që i do te Roma.

Një ndër lojtarët që tekniku portugez e ka telefonuar personalisht është mesfushori Renato Sanches, që momentalisht është pjesë e Lilles.

Sanches ishte ndër lojtarët me premtues në Evropë, por nënshkrimi me Bayern Munich nuk doli ashtu siç pritej dhe forma e tij pësoi rënie.

Sidoqoftë, tani është duke shkëlqyer te Lille, andaj edhe Mourinho e do si përforcim në skuadër.

Lille kërkon 30 milionë euro për 23-vjeçarin, por Roma është i gatshëm të ofrojë një lojtar në shkëmbim për të zbritur këtë vlerë të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat