Qeveria britanike bënë presion që finalja të zhvillohet në Wembley

Futboll

Qeveria britanike bënë presion që finalja të zhvillohet në Wembley

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Vendi se ku do të zhvillohet finalja e këtij viti të Ligës së Kampionëve mbetet në dyshim. Stambolli ishte vendi i caktuar nga UEFA, por rritja e rasteve Covid-19 në Turqi e vë në pikëpyetje këtë çështje.

Kjo për shkak se, qeveria britanike vendosi Turqinë në listën e vendeve të kuqe (vend me rrezikshmëri të lartë), gjë që parandalon tifozët e Chelsea dhe Manchester City të jenë të pranishëm në finalen e Champions League.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka filluar bisedimet me zyrtarë të UEFA-s për mundësinë e ndërrimit të destinacionit të finales së këtij viti të Ligës së Kampionëve.

Ende nuk është e qartë se ku do të luhet finalja e këtij viti.

Kujtojmë se në finale janë dy ekipe angleze, Manchester City dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat