Lewandowski ka një informacion të madh për Serie A

Futboll

Lewandowski ka një informacion të madh për Serie A

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:09
Lewandowski ka një informacion të madh për Serie A

Robert Lewandowski ka një informacion të madh për Serie A.

Diçka të tillë e pranon në deklaratën e dhënë për Tuttosport, por futbollisti më i mirë në planet i vitit 2020 qetëson tifozët e Bayern Munchen, ekip ku vijon të shënojë e vendosë rekorde pafund.

“Më ndodh shpesh të bisedoj për Serie A, më kanë treguar shumë gjëra për kampionatin italian, por jam nën kontratë me Bayern Munchen (2023) dhe ndihem shumë mirë në Bavari. Sezonin e ardhshëm do të kemi Julian Nagelsmann në stol.

Do të nisim një cikël të ri me të në pankinë“, deklaroi sulmuesi polak, duke i dhënë fund opsionit të transferimit në Serie A. 39 gola numëron 32-vjeçari në Bundesligë këtë sezon, duke qenë një gol larg rekordit të Gerd Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat