Tek Juventusi çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit

Futboll

Tek Juventusi çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:17
Tek Juventusi çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit

Tek Juventusi çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit.

Nga lojtarët tek Pirlo dhe nga Nedved tek drejtori sportiv Paratiçi. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, dy drejtuesit janë ndarë në dy mendime të ndryshme për ta mbajtur ose jo Pirlon si trajner të Juventusit.

E gjitha ka nisur si datë në 21 mars ku Juventusi humbi në “Allianz Stadium” 0-1 ndaj Beneventos, dhe u bë më e fortë pas humbjes turpëruese kundërt Milanit në shtëpi me rezultatin 0-3.

Paratiçi kërkon shkarkimin e menjershëm të teknikut italian, ndërsa Nedved kërkon t’i jepet besim dhe të vazhdojnë me projektin e tyre.

Në shtëpinë bardhezi gjithçka ka dalë jashtë kontrollit nga Champions-i që sot më shumë se kurrë ndihet i rrezikuar tek çështja e trajnerit që ende nuk është zgjidhur edhe pse në Serinë A italiane kanë mbetur vetëm tre ndeshje për tu luajtur nga fundi i kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat