Lautaro: Messi më ka folur për Barcelonën në stërvitje

Futboll

Lautaro: Messi më ka folur për Barcelonën në stërvitje

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:23
Lautaro: Messi më ka folur për Barcelonën në stërvitje

Lautaro Martinez ishte një hap larg transferimit te Barcelona, mirëpo me COVID19 në mes, tratativa nuk arriti të përfundohej.

Së fundmi, sulmuesi i është rikthyer këtij momenti, ndërsa në një intervistë tregon se Lionel Mesi i fliste për Barcelonën kur ishin të grumbulluar me Argjentinën, mirëpo nuk insistonte.

“Transferimi te Barcelona ishte një mundësi konkrete, por sezoni i kaluar përfundoi me vonesë. Ishte problemi i COVID19 dhe unë vendosa të qëndroja. Për fat doli mirë sepse u shpallëm kampionë.

Ishte vendimi i duhur. Mesi më fliste në grumbullimin e kombëtares për Barcelonën, por nuk insistonte. A i kam thënë të vijë te Inter? Ishte e pamundur”, u shpreh Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat