Gasperini: Kur rezultati zhbllokohet

Futboll

Gasperini: Kur rezultati zhbllokohet

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:35
Gasperini: Kur rezultati zhbllokohet

Fitorja e Milanit ndaj Juventusit me atë rezultat të thellë 3-0 ka befasuar të gjithë, madje edhe vetë tifozët kuqezi duke parë periudhën që vinte ekipi i Piolit dhe një faze të dytë jo në lartësinë e të parës.

Megjithatë, ky sukses është forca e grupit që beson te potenciali që zotëron dhe që do të tregojë se është ende në garë për Champions League duke mos lënë rrugës gjithçka ka bërë mirë deri tani.

Mes atyre që u befasuan është edhe trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini, që duke folur në kanalet zyrtare të klubit përpara ndeshjes me Benevento analizoi.

“A e prisja këtë fitore neto të Milanit ndaj Juventusit? Kaq neto jo, por ishte mes rezultateve të mundshme. Kur rezultati zhbllokohet ndeshjet në këtë periudhë marrin një drejtim të çuditshëm dhe të paparashikueshëm.

Në atë ndeshje, duhet thënë, Milani bëri një goditje të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat