Pioli: Ndaj Torinos pa Ibrën

Futboll

Pioli: Ndaj Torinos pa Ibrën

Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:06
Pioli: Ndaj Torinos pa Ibrën

Vetëm tri ditë pas triumfit ndaj Juventusit, Milani do të zbresë sërish në Torino, këtë herë për t’u përballur me “granatat” e Davide Nicolës, në një tjetër ndeshje ku 3-pikëshi është detyrim, për të siguruar një vend në zonën Champions të renditjes.

Trajneri Stefano Pioli doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për rëndësinë e transfertës torineze, dëmtimin e Ibrës dhe rinovimin me portierin Donnarumma.

Ndeshja me Torinon – Arma jonë më e fortë është ekuilibri dhe këtë e treguam edhe ndaj Juventusit. Megjithatë ndaj Torinos do të jetë një ndeshje krejt ndryshe dhe zgjedhjet në formacion mund të bëjnë diferencën.

Ibra – E vetmja notë e stonuar e të dielës në mbrëmje ishte pikërisht dëmtimi i tij. E sigurt që nuk do të jetë me ne në Torino dhe as të dielën ndaj Cagliarit. Shpresojmë ta rikuperojmë për ndeshjen e fundit ndaj Atalantës.

Rinovimi me Donnarummën – Për momentin të gjithë jemi të përqendruar te ndeshjet e fundit të kampionatit, pasi duam të arrijmë objektivat sezonalë. Pas 25 majit do të ulemi të bëjmë llogaritë dhe të flasim për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat