Arsenali kërkon me çdo kusht Camavingan

Futboll

Arsenali kërkon me çdo kusht Camavingan

Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:55
Eduardo Camavinga

“Topçinjtë” e shohin tinejxherin si lojtar kyç për sezonin e ardhshëm.

Skuadra londineze Arsenal do të bëjë çdo gjë që është në dorën e saj për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga, raporton “Le10”.

18-vjeçari konsiderohet një nga talentët më premtues në botën e futbollit, dhe “topçinjtë” besojnë që ai mund të jetë lojtar kyç për mesfushën dhe të ardhmen e tyre, dhe kështu pritet që të bëjnë një ofertë drejt skuadrës franceze për shërbimet e Camavingas, përcjell KosovaPress.

Më shumë skuadra evropiane të interesuara pas Camavingas, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta do t’i duhet të bëjë të pamundurën për ta bindur yllin francez që të kaloj te skuadra londineze.

Por në krahasim me rivalët e tyre në garën për shërbimet e tij, “topçinjtë” nuk mund t’i ofrojnë Camavingas pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat