​Garcia transferimi i parë i Barcelonës

Futboll

​Garcia transferimi i parë i Barcelonës

Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:34
Eric Garcia

Mbrojtësi spanjoll pritet të transferohet këtë verë në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i Manchester Cityt Eric Garcia ka nënshkruar para-kontratën e ofruar nga gjiganti katalunas Barcelona, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Kontrata aktuale do të skadojë këtë verë, ku do të largohet si lojtar i lirë nga stadiumi “Etihad” drejt Barcelonës në “Camp Nou”.

Është konfirmuar se mbrojtësi spanjoll do të nënshkruajë kontratë me “Blaugranët” deri në fund të vitit 2026, dhe ka pranuar që të marrë një pagë 40% më të ulët se nga oferta e parë nga Barça, për shkak të krizave financiare që është duke kaluar gjiganti katalunas.

Barcelona pritet ta bëjë zyrtare transferimin e Eric Garcias pasi që të përfundojë Kampionati Evropian këtë verë, ku 20-vjeçari pritet ta përfaqësojë Kombëtaren e Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat