Besarta beson në Arbërinë

Futboll

Besarta beson në Arbërinë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:42
Besarta beson në Arbërinë

Zëdhënësja e klubit të futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe, Besarta Gashi, shprehet optimiste.

“Bahtiri përkujdeset për start të befasishëm në stadiumin Riza Lushta”…

Kështu nisi gjithçka!

Datë 18 Shtator, ndeshje debutuese për Arbërinë në Superligë e për golin e parë dhe historik përkujdeset djali që dha gjithçka, u rrit së bashku me skuadrën dhe u bë hero në proces.

Kreshnik Bahtiri kështu realizoi golin e parë që do niste edhe epokën elitare për skuadrën e vogël nga fshati Dobrajë… skuadër kjo e vogël, por pa dyshim me zemër të madhe dhe me dëshirë e vullnet për të treguar sa vlejnë, për të treguar se edhe ata munden, për të treguar se edhe ata dijnë t’i bëjnë ballë gjigantëve.

Një sezon që dridhi e po dridhë zemrat e të gjithë tifozëve që e kanë përcjellur skuadrën me vite të tëra, tifozëve që qëndruan në momente të vështira, atyre që u rritën duke shikuar klubin e zemrës, atyre që derdhën lot kur skuadra ndali aktivitetin e që më pas rilindën në vitin 2016 kur Arbëria u kthye edhe njëher në skenë, këtë herë për t’i treguar të gjithëve se futbolli është për ata që besojnë dhe njëkohësisht guxojnë.
Padyshim që gjatë këtyre 34 xhirove deri më tani përjetuam kënaqsi, hasëm vështirësi, patëm momentet e mira e të këqia, por në fund jemi të gjithë bashkë… drejt një qëllimi.

Ishte ai që jo në pak herë mbanë edhe shiritin e kapitenit, Kreshnik Bahtiri që përsëri na dha shpresë, pikërisht atëher kur u duk që çdo gjë po mbaronte… fillimisht tundi portën e Feronikelit dy minuta para fundit të ndeshjes për tre pikë jetike e pastaj mposhti i vetëm yjet e Ballkanit për të treguar
se; në galaktikën plotë me yje është ai që shkëlqen më së shumti.

E në fakt me plotë meritë, pasi vetëm unë dhe të gjithë ata që të kemi ndjekur ndër vite e dimë se sa fortë punon ti, e dimë se sa sakrifica ke bërë dhe e dimë se sa oferta ke refuzuar me qëllimin për ta mbajtur ëndrrën gjallë dhe për ta mbajtur stuhinë e kuqe në elitë.

Unë besoj, nuk ka se si ndryshe të jetë kur në skuadër kemi një 9-sh si puna jote, e unë e di që t’i bashkë me shokët e tu të skuadrës do luftoni deri në fund dhe do të bëni gjithçka që e pamundura të bëhet e mundur, që ëndrra të vazhdoj dhe ne të mbetemi aty ky e meritojmë.

Këto dy diela të fundit do jenë jeta jonë, do jenë shumë dramatike dhetë vështira, por ne do i kalojmë dhe do mbesim çdo herë në histori.

Pavarësisht se çfarë ndodh deri më 22 Maj dua të të them faleminderit… faleminderit për të gjithë djersën, mundin, por edhe gjakun që e lë në fushë që ne të ndihemi krenar.

7 gola deri më tani i ke shënuar e në 4 të tjerë ke asistuar, vazhdo edhe pak dhe tregoju të gjithëve se kush je … “Numri 9 më i mirë në të gjithë Superligën”, ka shkruar Besarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat