Sevilla gjunjëzon Valencian, presion Realit dhe Barcelonës

Futboll

Sevilla gjunjëzon Valencian, presion Realit dhe Barcelonës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:46
Sevilla gjunjëzon Valencian, presion Realit dhe Barcelonës

Sevilla bëri detyrën ndaj Valencias në “Ramón Sánchez Pizjuán”, ku vendosi goli i En Nesyrit në minutën e 66-të.

Skuadra andaluze mori tri pikë të rëndësishme që e afrojnë edhe më shumë me Realin, por dhe me Barcelonën, që me “gafën” që bëri ndaj Levantes rrezikon të përfundojë në vendin e katërt.

Një skenar i tillë do të ndodhte nëse Sevilla i fiton të dyja sfidat e mbetura në LaLiga, ndërsa “blaugranat” humbin ndaj Celta Vigos ose Eibarit.

Edhe Reali i Madridit rrezikon të parakalohet nga Sevilla, nëse dështon të fitojë në dy nga tri takimet që ka në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat