Arsenali e la duarthatë Chelsean në derbin londinez  

Futboll

Arsenali e la duarthatë Chelsean në derbin londinez  

Nga: K.Goca Më: 12 maj 2021 Në ora: 23:09
Arsenali e la duarthatë Chelsean në derbin londinez  

Arsenali importon tre pikë nga stadiumi “Stamford Bridge”, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Chelsean, në takimin e javës së 36-të në Premier League, “Topçinjtë’ fitojnë derbin londinez.

Futbollisti 20-vjeçar, Emile Smith Rowe, është kreator i fitores së Arsenalit.

Ai në minutën e 16-të realizon pas asistimit të Pierre-Emerick Aubameyang.

Chelsea pa kësaj humbje, në një mënyrë mund ta rrezikojë vendin e katërt, në rast se Liverpooli (34 ndeshje ka zhvilluar) fiton dy sfida e radhës.

Manchester City udhëheq renditjen me 80 pikë, pasojnë Manchester Utd me 70 (35 ndeshje), Leicester City 66 (36), Chelsea 64 (36), West Ham 58 (35), Liverpooli 57 (34), Tottenham 56 (35), Arsenali 55 pikë (36) etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat