Jurgen Klopp i zhgënjen tifozët e Liverpoolit

Futboll

Jurgen Klopp i zhgënjen tifozët e Liverpoolit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 08:37
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se pret që afati kalimtar i kësaj vere të jetë i çuditshëm dhe hedh dyshime nëse do të ketë shitblerje të mëdha të yjeve si Kylian Mbappe, Erling Haaland apo Jadon Sancho për shuma të majme parash.

Klopp u pyet të në një konferencë për media të mërkurën për planet e Liverpoolit për t’u përforcuar në verë, plane të cilat mund të prekën dukshëm nëse të kuqtë dështojnë ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Liverpooli do të përballet me Manchester Unitedin sot, i vetëdijshëm se çfarëdo rezultati përveç fitores mund t’i kushtojë në përpjekje për të përfunduar në top katërshe të Premierligës.

Por Klopp këmbënguli se ekipi i tij do të jetë më i fuqishëm sezonin e ardhshëm, pavarësisht se a derdh para të majme në tregun e transferimeve apo jo.

I pyetur nëse e dinte se çfarë është e mundur në treg për skuadrën e tij, Klopp qeshi: “Po, jo shumë!”

“Çfarë do të ndodhë, varet nga biznesi, nëse dikush dëshiron të largohet, nëse shesim, e kështu. Prandaj nuk mund të planifikojmë herët. Të mos luash në Ligën e Kampionëve nuk ndihmon aspak, natyrisht, por ky nuk është problemi ynë kryesor”, theksoi gjermani.

“Tregu do të jetë i çuditshëm. Dëgjoj shumë fjalë për shitblerje të majme, se a po shkon Mbappe apo jo, Haaland, Sancho, gjëra të tilla. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë këtë verë, sepse bota e futbollit nuk është tani siç ishte më parë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat