Marsch siguroi titullin e 8-të radhazi

Futboll

Marsch siguroi titullin e 8-të radhazi

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:20
Marsch siguroi titullin e 8-të radhazi

Në Austri vijon dominimi absolut i Salzburgut. Ekipi i drejtuar nga Jesse Marsch siguroi titullin e 8-të radhazi kampion, pasi mposhti rivalët e drejtpërdrejtë për titull të Rapidit të Vjenës me rezultatin 2-0.

Titulli kampion u fitua nga Salzburgu 2 javë para përfundimit ndryshe nga vitet e tjera ku shkëputja ishte më e madhe.

Që kur Red Bulli mori në zotërim klubin, janë fituar 12 nga 15 titujt që ka në të gjithë historinë kjo skuadër.

Me këtë sukses mbyllet edhe cikli i Jesse Marsch, i cili, duke filluar nga Korriku, do të marrë në drejtimin e Leipzigut në Bundesligën gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat