Ceferin shpjegon vendimin për të ndryshuar stadiumin e finales

Futboll

Ceferin shpjegon vendimin për të ndryshuar stadiumin e finales

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:17
Ceferin shpjegon vendimin për të ndryshuar stadiumin e finales

Tashmë është bërë zyrtare dhe finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Turqi, por në Portugali. Kjo sepse qeveria britanike ka këmbëngulur te UEFA, për shkak të situatës me COVID që po kalon Turqia.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin thekson se britanikët kërkuan të mbronin njerëzit e tyre duke qenë se finalja do të luhet me tifozë.

“Ne e pranuam vendimin e qeverisë britanike për të vendosur Turqinë në listën e zonës së kuqe. Dhe, kjo ishte në të mirë të njerëzve të tyre nga përhapja e virusit.

Vështirësitë për të zhvendosur një finale të Ligës së Kampionëve janë të mëdha, autoritetet dhe Federata Angleze bënë gjithçka që ta luanin finalen në vendin e tyre. Unë i falenderoj për përpjekjet”, u shpreh Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat