Barcelona jep ‘dritën e gjelbër’ për transferimin e Agueros

Futboll

Barcelona jep ‘dritën e gjelbër’ për transferimin e Agueros

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:53
Sergio Aguero

Barcelona është e hapur që të kompletojë transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero, që ka konfirmuar që do largohet nga “Etihad” në fund të sezonit.

32-vjeçari ka bërë 18 paraqitje nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe tekniku spanjoll ka vendosur të luajë me një formacion që nuk nevojitet numri nëntë.

Aguero është golashënuesi numër një në histori të Cityt me 258 gola, por ka konfirmuar që do largohet kur kontrata t’i skadojë.

Sipas Daily Mail, Barcelona është kandidati kryesor për nënshkrimin me argjentinasin që synojnë ta sjellin në “Camp Nou” për ta bashkuar me Lionel Messin.

Aguero është i hapur që të pranojë zbritjen e pagës për të kompletuar kalimin te Barcelona, që ndoshta edhe do të bindte Messin për të rinovuar kontratën.

Deri me tani, Aguero ka fituar pesë herë Premierligën me “Qytetarët”, derisa është në finale të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat