Ja sa tifozë do të lejohen në finale të Championsit

Futboll

Ja sa tifozë do të lejohen në finale të Championsit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:23
Ja sa tifozë do të lejohen në finale të Championsit

Tashmë është zyrtare. Finalja e Champions League nuk do të luhet në Stamboll, por në Portugali.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të UEFA-s.

Manchester City FC dhe Chelsea FC do të përballen mes vete në stadiumin e Portos, dhe do të kenë secila nga 6 mijë bileta për fansa dhe të afërm.

Arsyeja e zhvendosjes së finales së Champions League nga Turqia në Portugali është për shkak se Britania e Madhe është në listën e zezë të Turqisë shkaku i COVID-19 dhe nuk lejohet udhëtimi i fansave.

Në stadiumin e Portos pritet të jenë së paku 15 mijë tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat