Memelli: Barazimi rezultati më i drejtë

Futboll

Memelli: Barazimi rezultati më i drejtë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:14
Memelli: Barazimi rezultati më i drejtë

Një pikë në Laç la plotësisht të kënaqur Migen Memellit, me trajnerin e Skënderbeut që falenderoi trajnerin Rexhepi ndërsa shtoi se për mbijetesën do të flasë kur matematika t’ia lejojë.

“Dua t’i komplimentoj të dyja skuadrat për lojën fair dhe korrekte. Kam qenë 7 javë trajner i Laçit, ekziston respekti dhe mirënjohja mes nesh. Ne bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Patëm rastet tona, nuk i shfrytëzuam, por edhe Laçi pati rastet e veta. Barazimi ishte më i drejti, urime për në vazhdim skuadrës së Laçit.

Portieri? Rexhepi është një portier i jashtëzakonshëm, shumë i mirë. Edhe Dajsinani është një portier shumë i mirë, por kemi zgjedhur Rexhepin. Skuadra luajti në bllok, i lamë pak hapësira kundërshtarit. I thashë djemve që jemi krenar për ta, për djersën që po derdhin.

“Po e duan më shumë veten e tyre, të gjithë po i përkrahim, qyteti, tifozët, presidenti dhe unë. Kur kemi ngrohtësi gjenerale dhe e ndajmë siç duhet, gjithçka ecën për mrekulli. Nuk do të them asnjë fjalë për mbijetesën derisa matematika të na mbajë në lojë“, deklaroi Memelli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat