Demi: Jam i zhgënjyer se i kishim rastet

Futboll

Demi: Jam i zhgënjyer se i kishim rastet

Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:32
Demi: Jam i zhgënjyer se i kishim rastet

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, e ka cilësuar si zhgënjyes barazimin e sotëm të ekipit të tij ndaj Tiranës në derbi.

Ai vlerësoi pas sfidës se ekipi duhej të shfrytëzonte rastet, ndërsa nuk ngurroi të thumbonte edhe rivalët e kësaj ndeshje.  

“Normal që jam i zhgënjyer. Ne rastet i kishim, nuk bëmë dot gol. Por ka edhe tre ndeshje deri në fund.

Për titull? Derisa Tirana luan për titull… .Kështu thonë, që luan për titull.

Ndeshja me Teutën? Do të luftojmë”, ishin fjalët e Demit pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat