Më 19 maj finalja e Kupës së Francës

Futboll

Më 19 maj finalja e Kupës së Francës

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:29
Më 19 maj finalja e Kupës së Francës

Më 19 maj do të mësohet fituesi i Kupës së Francës. Në finale të këtij kompeticioni do të përballen PSG me Monacon.

Skuadra parieziene arriti të triumfonte në gjysmëfinale ndaj Montpellier vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, ndërsa ekipi nga Principata fitoi thellë 5-1 ndaj “hirushes” GFA75.

Protagonisti i madh i mbrëmjes me një gol dhe dy pasime vendimtare ishte Cesc Fabregas. Modestër e GFA75 morën epërsinë në mënyrë dramatike në minutën e 20-të me Peuget, por autogoli i Bozon në 27-ën ktheu ekuilibrin në rezultat.

Mesfushori spanjoll, ish-futbollist i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelsea-n shërbeu saktë për Tchouameni në minutën e 32-të për golin e 1-2 si dhe për atë të sigurisë që u realizua nga Ben Yedder në 55-ën. Më as erdhi goli që mban firmën e tij në minutën e 78-të, para se të zëvendësohej nga Florentino. Në të 82-ën Golovin realizoi golin e rezultatit përfundimtar 1-5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat