Akuzoi gjyqtarin e finales, ky është vendimi i FFK-së për Dallkun

Futboll

Akuzoi gjyqtarin e finales, ky është vendimi i FFK-së për Dallkun

Më: 14 maj 2021 Në ora: 14:22
Akuzoi gjyqtarin e finales, ky është vendimi i FFK-së për Dallkun

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 14.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të kupës së Kosovës në futboll Dukagjini – Llapi.

Pasi shqyrtoi të gjithë materialin, Komisioni disiplinor ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallkut.

Ky vendim vjen pasi kryetrajneri i klinasve në prononcimin e tij pas ndeshjes finale, hodhi akuza ndaj gjyqtarit Genc Nuza, për favorizim të skuadrës së Llapit.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor: 

Hapje e procedurës disisplinore:

-ndaj kryetrajnerit të KF “Dukagijni”, Armend Dallku me nr ID 000613M83. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
Kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati datë: 18.05.2021 ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat