E konfirmon Tuchel: Kepa do të luajë në finale

Futboll

E konfirmon Tuchel: Kepa do të luajë në finale

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:17
Thomas Tuchel

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se Kepa Arrizabalaga do të jetë në portë në finalen FA Cup.

Chelsea dhe Leicester City do të luajnë në finale të FA Cup këtë të shtunën dhe synojnë të fitojnë trofeun e parë këtë sezon,.

Tuchel ka konfirmuar se Kepa do të jetë në portë, kjo pasi ai i ka dërguar deri në finale me disa prej pritjeve të mira që i ka bërë.

“Ai na solli në finale, kështu që ai meriton të luajë finalen”, ka thënë Tuchel.

Ky mund të jetë trofeu i parë i Tuchel me skuadrën e Chelsean, ndërsa do të ishte historike për Leicesterin të fitonte një trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat