Dy shqiptarë bëhen pjesë e formacionit më të mirë të vitit

Futboll

Dy shqiptarë bëhen pjesë e formacionit më të mirë të vitit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:19
Dy shqiptarë bëhen pjesë e formacionit më të mirë të vitit

Portieri Gentian Selmani dhe fantazisti Eduard Rroca, bëhen pjesë në formacionin më të mirë të sezonit.

Dy në formacioni më i mirë të vitit në Ligën e Parë turke janë futbollistët shqiptarë, portieri Gentian Selmani i Boluspor dhe fantazisti Edurd Rroca i Istanbulspor, raporton “TCH”, ndërsa ka zhvilluar edhe një bisedë me ta.

“Gardiani” i kombëtares shqiptare është edhe portieri i dytë më i mirë në këtë ligë, sa i përket statistikave. Në këtë edicion të dytë në Turqi, Selmani ka luajtur me dy skuadra, por tashmë duket se në këtë vit në ekipin e ri ka gjetur formën më të mirë.

Sa i përket rivalitetit në kombëtare me dy portierët e Serisë A, Strakosha dhe Berisha, Selmani shprehet se ata janë shokët të mire dhe ndihmojnë njeri-tjetrin.

Ndërkohë, fantazisti Eduard Rroca që në vitin e tij të parë te skuadra e Instanbulsporit ka treguar vlerat e tij, duke qenë një kontribues i rregullt në ekip me asiste dhe gola. Falë kësaj paraqitje ofertat për të nuk kanë munguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat