Guardiola: Mund ta përdorim Torresin në të majtë

Futboll

Guardiola: Mund ta përdorim Torresin në të majtë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:23
Guardiola: Mund ta përdorim Torresin në të majtë

Ferran Torres ka shkëlqyer në fitoren 4-3 të Manchester City ndaj Newcastle United.

Sulmuesi spanjoll arriti të realizojë het-trikun e parë me fanellën e klubit anglez.

Ai ka marrë lëvdata nga Pep Guardiola, derisa nuk e mohon se sezonin tjetër, Torres mund të luajë si qendërsulmues.

“Ferran mund të luaj 9-sh. E kemi përdorur atë në atë pozitë këtë sezon dhe ka qenë fantastik. Në fillim ishte paksa i humbur, por që nga ndeshja me Palace janë ndryshe gjërat. Nuk e di nëse do të blejmë sulmues.

Mund ta përdorim Torresin në të majtë, djathtë dhe si sulmues”, u shpreh Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat