De Ligt: Mbrojtja në Itali është art

Futboll

De Ligt: Mbrojtja në Itali është art

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:36
De Ligt: Mbrojtja në Itali është art

Matajs De Ligt është në sezonin e tij të dytë me Juventus dhe duket se tashmë mbrojtësi holandez është plotësisht i adaptuar me bardhezinjtë. De Ligt tregon se në Itali mbrojtja është art dhe se ai ka mësuar shumë nga Kielini.

“Prej kur jam bashkuar me Juventus jam rritur shumë mentalisht, jam më i maturuar dhe m’u desh të mësohesha me stilin e lojës dhe mënyrën si sulmuesit lëviznin.

Kur isha te Ajaks isha më i vëmendshëm ndaj sulmuesit individualisht, ndërsa këtu mendja është te e gjithë zona. Nuk ndjek gjithnjë lojtarin që ka topin, por mendja shkon te ai që futet në zonë pa top. Por, është gjithnjë në varësi të situatave. Kielini është një mjeshtër i kësaj. Ka shumë eksperiencë dhe kam mësuar shumë prej tij.

Në Itali mbrojtja është art dhe është kënaqësi të teegoj vlera këtu, ky ishte qëllimi im. Nëse shikon historinë gjysma e 10 mbrojtësave më të mirë në botë janë italianë. Kjo tregon shumë si trajtohet mbrojtja këtu. Jam shumë i lumtur kur e di që kanë mendim të parë”, u shpreh De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat