Një legjendë tjetër në vend të Zidanes

Futboll

Një legjendë tjetër në vend të Zidanes

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:44
Një legjendë tjetër në vend të Zidanes

Trajneri francez Zinedin Zidan raportohet se do të largohet nga Real Madrid këtë sezon dhe zëvendësues i tij mund të jetë Raul Gonzalez. Tekniku francez nuk ka pranuar të flasë për të ardhmen e tij kur është pyetur disa herë në konferencat për shtyp.

“Një vendim do ta marrë në përfundimin e këtij sezoni”, kishte thënë Zidane në konferencën e tij të fundit.

Mirëpo, mediumi spanjoll Telemadrid, raporton se 48 vjeçari do të largohet përfundimisht nga klubi me të përfunduar ky sezon. Ndërkohë e përditshmja spanjolle “Marca”, në anën tjetër ka thënë se Raul Gonzalez do të zëvendësojë francezin.

Aktualisht, Raul është trajner i të rinjëve të ‘Los Blancos’ dhe ka punuar gjithashtu edhe me U-15 në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat